Reagon çika e Dejan Pantiqit të arrestuar i bën apel bashkësisë ndërkombëtare: E pesta ditë, ne s’dimë asgjë për të

Lajme

Reagon çika e Dejan Pantiqit të arrestuar i bën apel bashkësisë ndërkombëtare: E pesta ditë, ne s’dimë asgjë për të

Më: 14 dhjetor 2022 Në ora: 15:45
Ivana Pantiqi

Ivana Pantiqi, vajza e vogël e të arrestuarit Dejan Pantiq, gjatë ditës së sotme i ka kërkuar ndihmë bashkësisë ndërkombëtare në mënyrë që të kontaktojë me babain e saj pesë ditë pasi policia e Kosovës e arrestoi.

“A ka të drejta babai im në atë paraburgim, a ka të drejtë të komunikojë me avokatin e tij, a ka të drejtë të komunikojë me avokatin e tij, a ka të drejtë për ekzaminim mjekësor, për delefonata? Unë i pyes të gjithë dhe apeloj te bashkësia ndërkombëtare për të drejtat e tij... e pesta ditë sot e ne nuk dimë asgjë për të. Nuk dimë a i ka marrë ilaçet.” – ka pretenduar Pantiq.

Për shkak të arrestimit të Dejan Pantiqit, serbët në veri të vendit për të pestën ditë vazhdojnë të barrikadojnë disa prej rrugëve kryesore duke kërkuar lirimin e tij.

Policia e Kosovës e ka mohuar që z. Pantiq nuk i janë dhënë ilaçet.

Ndërkohë, gjatë ditës së djeshme edhe i biri i tij, Predragu, ka thënë se ish-polici i Kosovës vuante nga sëmundje të zemrës dhe tensioni dhe se e kishte të vendosur një stentë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat