Politikanja serbe Rada Trajkoviq, ka alaramuar ndërmjetësuesin e BE-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak dhe ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, mbi gjendjen e saj, pas situatës së krijuar me ndalesën që iu bë në hyrje të Serbisë nga policia kufitare serbe.
Ajo ndan një cicërimë në twitter, duke ndarë edhe fotografi të forcave policore serbe për të cilët thotë se janë përgjegjësit për gjendjen e saj të rënduar shëndetësore në mungesë të terapisë për insulinë.
Ajo tutje shkruan duke iu drejtuar ndërkombëtarëve të BE-së dhe atyre të SHBA-së, se me këtë rast, Serbia po shkel kushtetutën.