​Rivarroset Vehbi Zasella, i zhdukur me forcë nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë

Lajme

​Rivarroset Vehbi Zasella, i zhdukur me forcë nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë

Më: 16 dhjetor 2022 Në ora: 00:18
Pamje nga ceremonia e varrimit

Sot në varrezat në Shipol të Mitrovicës është rivarrosur Vehbi Zasella i rrëmbyer dhe zhdukur me forcë nga forcat policore serbe më 31 mars 1999.

Lajmi është bërë i ditur nga Kushtrim Gara nga Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur në një postim në Facebook.

Vehbi Zasella (1927), ish-punonjës i Trepçës, ishte rrëmbyer dhe zhdukur në moshën 72-vjeçare nga forcat policore serbe, më 31 mars 1999 në Mitrovicë.

Mbetjet e tij mortore janë gjetur dhe zhvarrosur, kohë më parë, bashkë me mbetjet mortore të shokut të tij të afërt, bashkëpunëtorit e kolegut në Kombinatin Trepça, Ahmet Strana, nga lokacioni i ‘Varrezave të besimtarëve mysliman në veri të Mitrovicës’ , pas një angazhimi ndërinstitucional të Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Sektorit të Policisë për Hetimin e Krimeve të Luftës, Institutit të Mjekësisë Ligjore dhe me mbështetjen edhe të mekanizmave tjerë vendor dhe ndërkombëtar dhe aktivistëve të palodhshëm të Shoqatës ‘Zëri i Prindërve ‘ Mitrovicë.

Pas identifikimit përmes analizës së ADN-së, familja Zasella kishte vendosur që ceremonia e rivarrimit të organizohet sot, me mbështetjen e Shoqatës ‘Zëri i Prindërve’, Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur dhe Bashkësisë Islame.

Ndryshe, që nga përfundimi i luftës në Kosovë ende vazhdojnë të figurojnë të zhdukur 1.617 persona.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat