Rada Trajkoviq, këshilltare e Ministrit për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq ka pothuajse 12 orë që po mbahet në kufirin me Serbinë, ku policia serbe e ndaloi kur ajo po kthehej nga Kosova në Serbi.
Siç deklaroi ajo në një postim në Twitter një orë më parë, Trajkoviq po mbahet në kufi pa shpjegim dhe arsye, duke shtuar se “në mënyrë antikushtetuese dhe të paligjshme i janë konfiskuar dokumentet dhe i është penguar liria e lëvizjes”.
Dobro jutro. Već jedanaesti sat bez objašnjenja i razloga stojim na administrativnoj liniji, gde su mi protivustavno i protivzakonito oduzeta dokumenta i sprečena sloboda kretanja. @N1infoBG @tvnova_s @OnlineDanas https://t.co/rEZaE4Z5hc
— Rada Trajkovic (@trajkovic_rada) December 16, 2022
“Erdhi një i ri rreth të 20-ave dhe tha se ishte nga BIA. Ai nuk prezantohet, nuk më merr në pyetje, nuk më tregon arsyen pse jam ndaluar, por më thotë se ka vetëm një urdhër që të mos më japë dokumentet. Natyrisht, ai erdhi vetëm për të justifikuar ndalimin tim të paligjshëm”, shkroi ajo në një postim në Twitter të publikuar gjashtë orë më parë.
Ajo mbrëmë ka publikuar edhe fotografitë e policëve që po e mbajnë.
Trajkoviq ka thënë se detyrohet ta bëjë këtë gjë, sepse shëndeti i saj seriozisht është në rrezik.
Nažalost, zbog zdravstvene ugroženosti zbog nedostatka terapije, primorana sam da objavim javno ko su policajci koji će biti odgovorni ukoliko mi se stanje pogorša. Onemogućavanje državljaninu Srbije da uđe u svoju zemlju je kršenje Ustava @MiroslavLajcak @USEmbassySerbia pic.twitter.com/UCyySpQyLW
— Rada Trajkovic (@trajkovic_rada) December 15, 2022
“Fatkeqësisht, për shkak të problemeve shëndetësore dhe për shkak të mungesës së terapisë, jam e detyruar të tregojë publikisht se cilët janë punonjësit e policisë që do të mbajnë përgjegjësi nëse gjendja ime përkeqësohet. Parandalimi i hyrjes së një shtetasi të Serbisë në vendin e tij është shkelje e Kushtetutës”, ka shkruar Trajoviqi në Twitter.