Ka ndërruar jetë profesori i njohur universitar, Murat Bejta. Lajmi për vdekjen e tij në moshën 86 vjeçare është dhënë nga familjarët. Bejta për shumë vite ka punuar si profesor i gjuhës frënge në Universitetin e Prishtinës.
Profesori nga Podujeva ka ushtruar detyrën e tij si ligjërues edhe në Universitetin e Sorbonës në Paris dhe në Universitetin Poatje të Francës. Bejta është shkruar edhe i fjalorit “Frëngjisht-Shqip” në vitin 1978.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet me datë 16/12/2022 në varrezat e Arbërisë/Dragodan në Prishtinë në ora 14:00.