Analisti politik Nexhat Haziri ka reaguar ndaj vajzes së Jakup Krasniqit.
Gjykata Speciale e ka dënuar komandantin e UÇK-së, Sali Mustafën me 26 vjet burgim.
E kjo ka bë që të reagoj vajza e Jakup Krasniqit.
Por vajzës së Krasniqit i reagoi analisti Nexhat Haziri, i cili thotë se në emër të popullit të Kosovës nuk është marr vendimi për vrasjen e Xhemajl Mustafës.
Haziri tutje përmend edhe Ismajl Bërbatovcin i cili ishte vrarë.
Shihni reagimin e plotë:
Reagon Vajza e Jakup Krasniqit per denimin e komandant Calit: Në emër të popullit të Kosovës nuk do t’ua falim kurrë
-Ne emer te cilit popull?. Populli i Kosoves kurr s‘ka marr vendim per vrasjen e Xhemajl Mustafes. Ne emer te drejtesise kurr nuk do te falen vrasjet e njerezve qe „faji“ i tyre i vetem ishte bindjet e ndryshme politike. Ismajl Berbatovci e deshi lirine e Kosoves, punoi dhe u angazhua si cdo shqiptar i betuar ne flamur dhe atdhe. Ismajli ishte gazetar, profesor i Gjuhës Shqipe dhe aktivist shumëvjeçar i LDK-së. I ndjeri poashtu ishte edhe kryetar i komisionit për informim në degën e LDK-së në Lipjan.
Ai ishte zhdukur prej 23 korrikut 1998 në Blinaj, zonë e cila ishte e kontrolluar nga UÇK-ja.
Vec drejtesi! (n.h) Nexhat Haziri