Vuçeviç për situatën në veri: Gjendja e tensionuar mjafton një fije shkrepëse të ndizet!

Lajme

Vuçeviç për situatën në veri: Gjendja e tensionuar mjafton një fije shkrepëse të ndizet!

Nga: F.B. Më: 18 dhjetor 2022 Në ora: 09:48
Ministri i mbrojtjes së Serbisë, Milosh Vuçevi

Ministri i mbrojtjes së Serbisë, Milosh Vuçeviç ka deklaruar sot për “Kurir” se situata më veriun e Kosovës edhe më tutje është “shumë e tensionuar” dhe se “mjafton një fije shkrepëse që të ndizet”, duke cilësuar masat e Prishtinës si mjet për të dëshmuar se serbët janë të padëshiruar dhe për të nxitur eksodin e tyre, transmetojnë “Beta”, “N1” dhe “Bota Sot”

Gjendja mbetet e tensionuar dhe mjafton vetëm një fije shkrepëse për ndezjen e saj, tha ai.

“Është e qartë se po bëhet luftë perfide ashtu që serbëve të ju bëhet e ditur se nuk janë të dëshirueshëm në Kosovë dhe në mënyrë të qetë të realizohet edhe një eksod i tyre”, ka thënë Vuçeviç për “Kurir”.

"Qytetarët duhet ta dinë se Serbia mbetet e përkushtuar në marrëveshjen politike për ruajtjen e paqes edhe stabilitetit, por ndonjë “stuhi” të re kurrë nuk do të lejojmë”, tha ai.

Vuçeviç ka shtuar se Serbia “mbetet e fortë dhe e përkushtuar” në kërkesën e saj për kthimin e një pjesë të policëve dhe ushtarëve , në harmoni me rezolutën 1244 të KS të OKB-së.

Të gjithë zyrtarët serb e dinë se kërkesa për kthimin e forcave të sigurisë në Kosovë nuk mund të miratohet por ajo është përpjekje për konsum të brendshëm të opinionit, në momentin kur bashkësia ndërkombëtare përmes BE dhe Amerikës kanë intensifikuar angazhimin dhe përpjekjet për marrëveshjen gjithëpërfshirëse mes Kosovës dhe Serbisë bazuar në planin franko- gjerman.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat