Ministri Mehaj nxjerr Ushtrinë e Kosovës në Facebook

Lajme

Ministri Mehaj nxjerr Ushtrinë e Kosovës në Facebook

Më: 19 dhjetor 2022 Në ora: 09:52
Ilustrim

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se ushtria e Kosovës ka kapacitete moderne luftarake për mbrojtjen e integritetit territorial dhe sovranitetit shtetëror të vendit.

Në një postim në Facebook, Mehaj ka thënë se detyra e atdheu janë mbi të gjitha.

“Vazhdojmë me zhvillimin dhe avancimin e forcave tona sipas standardeve më të larta të forcave të vendeve anëtare dhe partnere të NATO-së për pjesëmarrje efektive në operacione ndërkombëtare të paqes në ndërveprim dhe përkrah forcave aleate të prirë nga SHBA”, ka shkruar Mehaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat