Drecun: “Po kriminalizohen serbët e pafajshëm në barrikada”

Lajme

Drecun: “Po kriminalizohen serbët e pafajshëm në barrikada”

Më: 19 dhjetor 2022 Në ora: 14:51
Millovan Drecun

“Analisti” serb i cili në të kaluarën ka qenë në shërbim të Kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviq, dhe tani vazhdon të shërbejë me besnikëri presidentit aktual serb Aleksandar Vuçiq, Millovan Drecun ka pretenduar se nuk ka dyshim se Kosova po monitoron me kujdes se çfarë po ndodh në veri dhe se ata “duan të frikësojnë popullin serb që jeton atje”.

“Ata duan t’i detyrojnë të heqin dorë nga protestat, nga barrikadat, për të mos kundërshtuar lëvizjet e njëanshme të Prishtinës dhe kjo është mënyra më e mirë, kur askush nuk e di nëse ai do jetë në aktakuzë”, ka pretenduar Drecun.

Ai ka thënë se këto janë akuza të pakuptimta që Prishtina i përdor për frikësim klasik të popullit serb, sepse, siç ka shtuar ai, “duan t’i dekurajojnë ata nga çdo protestë dhe rebelim”.

“Aty tani po ndodh diçka tjetër, janë vendosur barrikada, në vend që Prishtina dhe bashkësia ndërkombëtare, të kërkojnë një mënyrë për t’i zgjidhur problemet që çuan në këtë, ata bëjnë sikur këto probleme nuk ekzistojnë dhe lejojnë Prishtinën të vazhdojë me tensione”, ka pretenduar Drecun duke u përpjekur ta arsyetojnë bllokimin e veriut të Kosovës nga ana e kriminelëve të Vuçiqit dhe ta nxjerrë shefin e tij nga kurthi të cilin e ka përgatitur vet por edhe vet ka rënë në të me veprime të pamenduara mirë.

Ai ka shtuar se “është krijuar një ambient ku serbët në barrikada po kriminalizohen”.

“Ekzistojnë “thashethemet” se bandat e armatosura serbe po vijnë në barrikada dhe ne kemi një situatë që është identike me atë të vitit të kaluar sa i përket targave. Ata pastaj siguruan praninë e përhershme të njësive të tyre në veri të Kosovës”, ka thënë Drecun.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat