Profesori i Filozofisë dhe anlisiti politik, Blerim Latifi, ka krahasuar humanizmin e futbollistit argjentinas, Lionel Messi me humanizmin që e bëjnë shqiptarët.
Latfi ka pëlqyer veprimet e Messit i cili sipas tij humanizmin e bën pa zhurmë dhe vetëmburrje teksa tek kosovarët kjo gjë shpërndahet me të madhe në rrjetet sociale dhe televizione.
“Humanizmi i vërtetë është krejt tjetër. Ai është kantian: bëhet vetëm për hir të humanizmit, e jo për të mbrri qëllime të tjera përmes tij.”, ka shkruar ai ndër të tjera.
Shkrimi i plotë i tij:
E lexova një shkrim për një anë tjetër të personalitetit të kampionit Lionel Messi: humanizmin. Qindra miliona çdo vit për shkolla, spitale, e çerdhe për grupet sociale në nevojë. Miliona për të varfërit e të sëmurët, në Argjentinë e shumë vende të tjera. Dhe pa zhurmë e vetëmburrje. Sepse e tillë është etika e vërtetë e bamirësisë.
Këtu tek ne, ndërkaq, një thes miell me ia dhanë dikujt, e nxjerrin në televizion e në rrjete sociale. E reklamojnë "bamirësinë". Sepse janë humanistë të rremë. Sepse janë profiterë të skamjes së të tjerëve, që e përdorin bamirësinë si mjet për qëllime e tyre egoiste. Disa për t'u dukur njerëz të mirë në kët' botë, e disa për ta fitu parajsën në botën tjetër. Humanizmi i vërtetë është krejt tjetër. Ai është kantian: bëhet vetëm për hir të humanizmit, e jo për të mbrri qëllime të tjera përmes tij.