Në mbështetje të nenit 8, nenit 10 nën par. 2.1 dhe 2.2, nenit 15 të Ligjit Nr. 03/L-212 të Punës i shpallur në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës, më datë 01.12.2010, nenit 14 të Ligjit Nr. 03/L-048 për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë i shpallur në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës me datë 03.06.2008, lidhur me nenin 5 të Udhëzimit Administrativ Nr. 07/2017 për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik i cili është pjesë e Ligjit Nr. 03/L-212 të Punës, i cili është i shpallur në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës me datë 31.10.2017, nenit 11, nenit 21 nën par. 2.1 dhe 2.2, nenit 25 të Rregullores Nr. 55/21 për Marrëdhënien e Punës të N.P.L “Përparimi” Sh. A., në Vushtrri e miratuar me datë 21.12.2021 nga Bordi i Drejtorëve të N.P.L “Përparimi” Sh. A – Vushtrri, e duke u bazuar në vendimin me nr. 1316/22 të datës 19.12.2022 të Kryeshefit Ekzekutiv, N.P.L “Përparimi” Sh. A me datë 19.12.2022 shpall:
KONKURS PUBLIK
(Për plotësimin e vendeve të lira të punës “Zyrtar Certifikues”, “Pastrues të Zyrave dhe Objekteve”, dhe “Sigurim Fizik”)
- Titulli: Zyrtar Certifikues;
Numri i ekzekutuesve: 1;
Orët e punës: 40 orë në javë;
Kohëzgjatja e emërimit: Me kohë të pacaktuar, mirëpo që do t’i nënshtrohet periudhës së punës provuese prej gjashtë (6) muaj.
Përgatitja profesionale: Fakulteti Ekonomik – Bachelor apo Master;
Përvoja e punës: Preferohet tri (3) vite;
I raporton: Kryeshefit Ekzekutiv;
Koeficienti i pagës: Sipas akteve të brendshme të ndërmarrjes;
Përshkrimi i detyrave dhe përgjegjësive të punës:
- Në pajtim me mbikëqyrësin harton planin e punës për zbatimin e detyrave të përcaktuara në bazë të objektivave të ndërmarrjes dhe jep rekomandime lidhur me objektivat e ndërmarrjes;
- Siguron që kushtet e zbatueshme të një kontrate publike të jenë përmbushur para autorizimit të pagesave sipas kontratës;
- Siguron që shpenzimi i parave të ndërmarrjes sipas një kontrate publike të bëhet në pajtim me rregullat KMF (kontrolli i menaxhimit financiar);
- Ushtron të gjitha detyrat, të cilat janë caktuar sipas rregullave të KMF;
- Në të gjitha rastet e mosrespektimit të ligjeve në fuqi, duhet që të informojë me shkrim Kryeshefin Ekzekutiv, Zyrtarin Kryesor Financiar dhe të thesarit, dhe cilindo zyrtar tjetër të rangut të lartë në ndërmarrje;
- Për rastet e mosrespektimit të Ligjit mbi prokurimin publik, gjithashtu duhet t'i raportojë auditorit të brendshëm;
- Certifikon realizimin e të gjitha shpenzimeve të ndërmarrjes;
- Për punën që kryen i përgjigjet Kryeshefit Ekzekutiv;
- Kryen punë tjera në bazë të urdhrave të menaxhmentit;
Kushtet e veçanta
- Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
- Njohuri të ligjeve dhe rregulloreve të aplikueshme;
- Shkathtësi kompjuterike të aplikacioneve të programeve (Uord, Excel, Pouer Point, Access etj.);
Aplikacionit i duhet bashkangjitur:
- Formulari për aplikim i N.P.L “Përparimi” Sh. A - Vushtrri.;
- Dëshmitë për kualifikimin shkollor (Diploma të sillet e noterizuar);
- Ekstraktin e lindjes (Duhet të jetë origjinal);
- Certifikatën nga Gjykata e cila dëshmon që nuk është nën hetime dhe të sillet në formë origjinale (jo më e vjetër se 6 muaj);.
- Dëshmitë për përvojën e punës;
- Kopjen e letërnjoftimit;
___________________________________________________________________________
- Titulli: Pastrues i Zyrave dhe Objekteve;
Numri i ekzekutuesve: 2;
Orët e punës: 40 orë në javë;
Kohëzgjatja e emërimit: Me kohë të caktuar një (1) vit nga të cilat gjashtë (6) muaj do të jenë punë provuese, me mundësi vazhdimi;
Përgatitja profesionale: Shkolla fillore;
Përvoja e punës: Nuk kërkohet përvojë pune;
I raporton: Udhëheqësit të Njësisë së Mirëmbajtjes - Pastrimit të Zyrave dhe Objekteve;
Koeficienti i pagës: 3.2;
Përshkrimi i detyrave dhe përgjegjësive të punës:
- Do të bëjë pastrimin e zyrave dhe objekteve varësisht nga marrëveshjet që ka punëdhënësi me palët e treta;
- Do të bëjë ruajtjen e mjeteve të punës të cilat përdoren për pastrim;
- Do të pastrojë të gjitha hapësirat për të cilat udhëzohet nga eprori;
- Do të ndjekë rregullat e higjienës dhe rregullat e sigurisë sipas udhëzimeve të eprorit si dhe përgjegjësitë e tjera të cilat ndërlidhen me vendin e punës dhe në bazë të kërkesës së eprorit;
- Për punën që kryen i përgjigjet Udhëheqësit të Njësisë së Mirëmbajtjes-Pastrimit të Zyrave dhe Objekteve;
- Kryen dhe punë tjera në bazë të urdhrave nga menaxhmenti i ndërmarrjes;.
Kushtet e veçanta
- Të jenë shtetas të Republikës së Kosovës;
Aplikacionit i duhet bashkangjitur:
- Formulari për aplikim i N.P.L “Përparimi” Sh. A - Vushtrri;
- Dëshmitë për kualifikimin shkollor (Diploma të sillet e noterizuar);
- Ekstraktin e lindjes (Duhet të jetë origjinal);
- Certifikatën nga Gjykata e cila dëshmon që nuk është nën hetime dhe të sillet në formë origjinale (jo më e vjetër se 6 muaj);.
- Dëshmitë për përvojën e punës (Nuk është obligative);
- Kopjen e letërnjoftimit;
___________________________________________________________________________
- Titulli: Sigurim Fizik;
Numri i ekzekutuesve: 1;
Orët e punës: 40 orë në javë;
Kohëzgjatja e emërimit: Me kohë të caktuar një (1) vit nga të cilat gjashtë (6) muaj do të jenë punë provuese, me mundësi vazhdimi;
Përgatitja profesionale: Shkolla e mesme;
Përvoja e punës: Preferohet gjashtë (6) muaj;
I raporton: Udhëheqësit të njësisë së Sigurimit Fizik;
Kushtet e veçanta: Shkathtësi fizike, preferohet të ketë të përfunduar trajnime nga fusha e sigurisë fizike e preferuar;
Koeficienti i pagës: 3.2;
Përshkrimi i detyrave dhe përgjegjësive të punës:
- Të jetë i aftë që me orar të plotë dhe pa kufizime të kryejë detyrat e punës;
- Përkujdeset mbi sigurimin e objektit dhe pasurisë të organizatës, institucionit publik;
- Në rast të ndonjë rreziku lajmëron menjëherë personat kompetent;
- Sipas nevojës mund të caktohet edhe në lokacion tjetër për sigurim fizik;
- Është i obliguar të përdorë të gjitha mjetet e parapara të mbrojtjes në punë;
- Të jetë i aftë që të përdor mjetet kundër zjarrit;
- Për punën qe e kryen i përgjigjet udhëheqësit të njësisë së Sigurimit Fizik;
- Kryen dhe punë tjera në bazë të urdhrave nga menaxhmenti i ndërmarrjes;.
Aplikacionit i duhet bashkangjitur:
- Formulari për aplikim i N.P.L “Përparimi” Sh. A. - Vushtrri;
- Dëshmitë për kualifikimin shkollor (Diploma të sillet e noterizuar);
- Ekstraktin e lindjes (Duhet të jetë origjinal);
- Dëshmitë për përvojën e punës;
- Kopjen e letërnjoftimit;
- Certifikatën nga Gjykata e cila dëshmon që nuk është nën hetime dhe të sillet në formë origjinale (jo më e vjetër se 6 muaj);.
Konkursi mbetet i hapur pesëmbëdhjetë (15) ditë nga dita e publikimit.
Kandidatët e interesuar, formularin për aplikim mund ta marrin dhe ta dorëzojnë në zyrat e N.P.L “Përparimi” Sh. A në qytetin e Vushtrrisë, rr. “Gjergj Kastriot Skënderbeu” nr. 82, (ish objekti i TMK-së afër Gjykatës Themelore Mitrovicë - dega në Vushtrri) çdo ditë pune nga ora 08:00 deri në ora 16:00. Kandidatët të cilët konkurrojnë duhet të shënojnë saktë adresën, numrin e telefonit kontaktues si dhe e-mail adresën. Shpallja është e hapur nga data 20.12.2022 deri me datë 04.01.2023 në ora 16:00.
N.P.L “Përparimi” Sh. A në Vushtrri ofron mundësi të barabarta punësimi për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës. Për informata shtesë mund të kontaktoni në këtë nr.tel. 044 - 157 - 075.
Vërejtje: Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen, ndërsa aplikacionet e mangëta refuzohen.