Ministri serb reagon ‘flakë për flakë’ pas deklaratës së Albin Kurtit: Atij i intereson një gjë

Lajme

Ministri serb reagon ‘flakë për flakë’ pas deklaratës së Albin Kurtit: Atij i intereson një gjë

Më: 21 dhjetor 2022 Në ora: 10:05
Millosh Vuçeviç

Ministri serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviç ka reaguar ashpër pas deklaratave të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, lidhur me tensionet në Veri të Kosovës.

Kurti u shpreh se heqja e barrikadave mund të sjellë edhe viktima.

Ndërsa nga ana e tij Vuçeviç ka thënë se kryeministrit të Kosovës nuk i interesojnë jetët njerëzore.

“Kurtit nuk i interesojnë jetët njerëzore për heqjen e barrikadave dhe shtoi se një deklaratë e tillë është e rrezikshme sepse tregon se Kurti nuk heq dorë nga kryerja e territorit ndaj serbëve dhe dhuna”, ka thënë ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat