Ambasadori rus n Serbi Aleksandar Bocan-Harenko ka deklaruar se “Serbia mund të mbështetet n Rusi në lidhje me situatën në Kosovë”, duke shtuar se dy vendet do vazhdojnë të koordinojnë qëndrimet rreth kësaj çështje, shkruan “B92” transmeton “Bota Sot”.
"Njerëzit në Serbi e dinë se përherë mund të mbështetën në Rusi, ppa marr parasysh sfidat serioze për vendin tonë në kontestin e konfrontimit me NATO-në, që na është imponuar. Do të vazhdojmë të marrim pjesë në zgjidhjen e krizave aktuale ndërkombëtare përfshirë edhe Kosovën” ", thuhet në tekstin në revistën “Interneshenel Afers” (International Affairs),që transmetohet ngaa agjencia TASS.
Si ka thënë Harçenko, Rusia do vazhdojë të bashkëpunoj ngushtë me Beogradin nëë mbrojtjen e të drejtave të Serbisë lidhur me Kosovën, instrumenti ky i Mosks lidhur me këtë çështje është se Rusia sht anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
"Natyrisht, me mirëkuptimin se iniciativa përherë vjen nga Beogradi", tha ai.
Sipas tij, Rusia ndan qëndrimin rreth kësaj çështje me partnerët kinez, sepse edhe Kina po ashtu insiston në respektimin strikt të drejtës ndërkombëtare dhe mbajtjen e temës së Kosovës në rend dite në KS të OKB-së.
Diplomati rus ka përkujtuar fjalët e presidentit utin se qëndrimi i Rusisë rreth Kosovës është i pandryshuar.
"Ftojmë palët që të arrijnë zgjidhje të përhershme të pranueshme mes vete në bazë të drejtës ndërkombëtare dhe rezolutës 1244 të OKB-së”, ka thënë Harçenko.
Kjo zgjidhje sipas tij duhet të kënaq interesin e Beogradit dhe popullit serb dhe duhet miratohet në KS të OKB-së.
Sipas ambasadorit rus, Rusia shqetësimet dhe problemet e Serbisë i ndjen si probleme të sajm sepse nuk po lëshon pe në lidhje me qëndrimin ër sanksione dhe po refuzon të bashkohet kufizimeve të perëndimit ndaj Rusisë.
"Perëndimi po shfrytëzon trazirat në Kosovë si mjet presioni ndaj Vuiqi, ashtu që ta detyroj në kënd dhe të pranoj sanksionet ndaj Rusisë”, vlerësoi ai.
Bashkëpunimi i Rusisë me Serbinë është orientuar në forcimin e aftësisë luftarake të këtij vendi dhe sigurimin e stabilitetit të saj social-ekonomik dhe forcimin e sovranitetit të saj.