Vuçiq i “mëson serbët çka të kërkojnë” para protestës së sotme në Rudar

Lajme

Vuçiq i “mëson serbët çka të kërkojnë” para protestës së sotme në Rudar

Nga: F.B. Më: 22 dhjetor 2022 Në ora: 10:10
Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë ka dërguar një porosi popullit serb në Kosovë para protestës ku “i orienton dhe mëson çka duhet të kërkojnë” në tubimin e sotshëm në Rudar.

“Serbët nuk kërkojnë shumë, vetëm atë që ju takon njerëzve të civilizuar në Evropë. Në çka të gjithë tjerët kanë të drejtë dhe që vetëm serbëve iu ka shkurtuar. Të jenë të lirë, të kenë të drejtë qarkullimi, të shkojnë në shkolla, spitale dhe ruajnë jetën dhe perspektivën e fëmijëve të tyre. Kërkojnë të lirohen ata q pa shkak mbahen të arrestuar, kërkojnë të tërhiqen ata me tyta të gjata q pa të drejtë okupuan veriun” ka thënë Vuçiq në një video-xhirim, që transmetohet nga “Novosti” dhe “Bota Sot”

Vuçiq ka shtuar se serbët duan që t hiqet lista për arrestime që është krijuar nga regjimi i Prishtinës vetëm se serbët kundërshtojnë terrorin e tyre politik.

“Ndërsa rreth kthimit ë institucione, pra kjo është diçka tjetër nga heqja e barrikadës, kërkojnë formimin e asociacionit, që është kushti i parë në marrëveshjen e Brukselit. Për të gjitha këto do ju mbështes, përherë do kenë mbështetjen time dhe nuk do të fshihem nga të mëdhenjtë në botë”, tha Vuçiq.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat