Vuçiq iu drejtohet serbëve me një video para protestës në barrikada

Lajme

Vuçiq iu drejtohet serbëve me një video para protestës në barrikada

Më: 22 dhjetor 2022 Në ora: 11:00
Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është deklaruar para një proteste të paralajmëruar të serbëve në Kosovë.

Përmes një adresimi të publikuar në Instagram, Vuçiq ka thënë se ai “do të ofrojë mbështetje serbëve dhe nuk do të fshihet pas të fuqishmeve në botë”.

Vuçiq ka kërkuar pjesëmarrje masive në protestë, si dhe është shprehur i bindur që do të jetë një protestë me shumë pjesëmarrës.

Presidenti serb ka deklaruar të mërkurën se barrikadat në Veriun e Kosovës do të largohen kur të themelohet Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat