Rrjeti i njohur social, Twitter thuhet se e ka pezulluar mundësinë e regjistrimit të përdoruesve të numrave të telefonit të operatorëve të Kosovës.
Kjo fillimisht është vënë re nga përdoruesit shqiptarë të Twitterit, të cilët kanë njoftuar se “Twitteri e ka hequr Kosovën si shtet dhe prefiksin e Kosovës +383”.
Kosova nuk gjendet as në listën e shteteve gjatë regjistrimit në opsionet për ta ndërruar numrin e telefonit në llogarinë e përdoruesve.
Twitter has removed #Kosovo as a state or at least Kosovo's prefix +383 @TwitterSupport @elonmusk pic.twitter.com/PsTAgAuRU6
— Armend Krasniqi (@Armendi) December 19, 2022
Pronari i Twitterit, miliarderi Elon Musk gjatë një debati virtual me këshilltarin e Presidencës ukrainase, Mykhailo Podolyak në tetor e pati dhënë një propozim për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Ai sugjeronte që rajonet e aneksuara të Ukrainës nga Rusia të vendosnin vetë për fatin e tyre përmes votimit, nën mbikëqyrjen e OKB-së.
Maybe a similar approach to Kosovo https://t.co/cGPpaXAaA3
— Elon Musk (@elonmusk) October 3, 2022