Drejtori i të ashtuquajturës “zyrë për Kosovën” në qeverinë serbe, Petar Petkoviç, e ka akuzuar televizionin N1 në gjuhën serbe si “portal propagande i Prishtinës”, pasi ky televizion iu referua komunikatës së Policisë së Kosovës se në Rudare morrën pjesë 1 mijë e 500 protestues, e jo 10 mijë siç pretenduan zyrtarët serbë.
“Mediat e Kurtit dhe të [Dragan] Shollakut si N1 u bënë bashkë kundër grumbullimit të mahnitshëm në Rudare. Vetëm se ju përdorni propagandën dhe dezinformatat e Prishtinës se në protestë ishin 1 mijë e 500 njerëz, por fotografitë flasin më zëshëm se gënjeshtrat e juaja. Uniteti i serbëve ju pengon”, ka shkruar Petkoviç.
Куртијеви и Шолакови медији попут Н1 заједнички против данашњег величанственог скупа у Рудару! Само се ви служите приштинском пропагандом и дезинформацијама о 1.500 људи на митингу, слике говоре више од сваке ваше лажи! Боли их јединство Срба! 👇 pic.twitter.com/IPqQdKSRrx
— Петар Петковић (@PetkovicPetar) December 22, 2022
Në shkrimin e tij ai bashkëngjiti fotografi të printuara të lajmit të N1 duke vendosur barazi me një lajm në gjuhën shqipe.
Krerët e shtetit serb vazhdimisht sulmojnë televizionin serb N1 për “propagandë anti-serbe” dhe gazetarët e këtij televizioni janë subjekt i madh i kërcënimeve dhe sulmeve që adresë përfundimtare kanë shtetin serb.
Dragan Sholak, i cili u targetua në këtë cicërimë të Petkoviçit, është një miliarder, biznesmen dhe manjat mediatik serb dhe zakonisht vlerësohet si njeriu më i pasur në Serbi