Në media sot u raportua se imami Behar Mjekiqi ka ushtruar dhunë fizike ndaj gruas së tij të dytë.
Në lidhje me këtë çështje, ka reaguar aktivistja Zana Avdiu.
Siç u shpreh ajo, Mjekiqi nuk ka ushtruar dhunë ndaj gruas, por ndaj “dashnores” që ajo thotë se Mjekiqi ia ka dërguar në shtëpi gruas së tij dhe familjes.
Postimi i plotë i Avdiut:
Nuk e paska rrehe gruan, po dashnoren, qe ia ka cu edhe ne shpi gruas e familjes.
Ne Kosove, 68% e grave kane perjetu dhune ne familje.
E qikjo osht qajo shoqnia qe e promovon familjen, kishe.
Familje nuk eshte kur te dhunon. Familje nuk eshte kur te mashtron. Familje nuk eshte kur te shtype.
Krejt kete “luften” per me mbrojte “familjen” e keni rrene, qe e perdorni per me mbajte kete gjendje cfare eshte.
Ps, a do te kete reagim te shoqnise per hoxhen, si per vajzen nga Librazhdi. A e ka shkele nderin ky a jo?
Knej plot “moral” llafet, e knej punen berllok. Pra bash qato cka e quajne moral e shkelin me dy kamte. E kjo e verteton qe moralizuesit, jane njerezit ma te pamoralshem. Vec hyni lexoni komente neper portale.