​Hapet ekspozita për librin “Në tokën amë Kosovë”

Lajme

​Hapet ekspozita për librin “Në tokën amë Kosovë”

Më: 23 dhjetor 2022 Në ora: 10:59
Foto nga vendi i ngjarjes

Banka Ekonomike sot ka hapur ekspozitën për librin “Në tokën amë Kosovë”.

Me këtë rast, kryeshefi ekzekutiv në Bankën Ekonomike, Shpend Luzha ka thënë se kjo bankë me anë të këtij libri me rreth 500 fotografi, është kontribuues në ruajtjen e vlerave kulturore të vendit. Ai tha se libri ka për qëllim promovimin e shtetit me vlera.

Përfaqësuesja e Muzeut të Kosovës, Dafina Morina ka thënë se libri me fotografi të bukurive natyrore dhe trashëgimisë kulturore është me rëndësi për vizitorët e muzeut.

Ekspozita për librin do të jetë e hapur tri ditë në lapidariumin e Muzeut të Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat