Analisti kroat: Vuçiç synon të shtypë ndikimin gjerman dhe planin e rinuar të Ichinger-it

Lajme

Analisti kroat: Vuçiç synon të shtypë ndikimin gjerman dhe planin e rinuar të Ichinger-it

Më: 23 dhjetor 2022 Në ora: 17:26
Davor Gjenero

“Fakti se që nga fillimi i krizës në Kosovë, institucionet e Bashkimit Evropian nuk e përmendim më aq shpesh harmonizimin e politikës së jashtme të Serbisë me politikat e jashtme dhe të sigurisë së BE’së është goditëse. Duke krijuar një krizë, Aleksandar Vuçiç ia doli në njëfarë mase të arrijë atë çfarë donte, duke shtypur një krizë tjetër”.

Kështu vlerëson analisti kroat dhe gazetari i mirënjohur Davor Gjenero në një intervistë dhënë për të përditshmen serbe “Danas”.

Megjithatë, ky model “i shtyrjes së problemit”, përkatësisht mosvendosjes së sankioneve ndaj Rusis, ai tha se nuk do të funksionojë për gjatë.

Mes tjerash, Gjenero identifikon edhe një “strategji” serbe në situatën e fundit  të krijuar në Kosovë, përkatësisht përmes sulmeve ndaj pozicionit të Gjermanisë.

“Në të njëjtën mënyrë, duket se autoritetet serbe shpresojnë të thjenë unitetin e partnerëve euro-atlnatik, andaj edhe propaganda e tyre flet për dallime në pozicionet e Gjermanisë, e cila inkurajon atë që e quajnë ‘agresionin e Kurtit’, derisa pretendojnë se ShBA dhe MB tani kanë marrë ‘qëndrim racional dhe kanë mirëkuptim për interesat serbe’”, thotë analisti.

Madje, sipas tij, për Aleksandar Vuçiçin “duket qartazi e rëndësishme” të shtypë ndikimin gjerman, “dhe në këtë mënyrë edhe modelin e rinuar të planit të Ischinger-in”, referuar planit franko-gjerman.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat