Si duket është bërë çdo gjë e mundshme që edhe ashtu pakica e vogël serbe në veri që jeton në kushte të rënda jetësore të ndahet me të gjitha masat, ka deklaruar për “Danas” profesoresha e të drejtave Vesna Rakiç Vodineliç, duke shtuar se një ditë njerëzit do ta kuptojnë se ishin “zar” në lojën e kumarit, transmeton “Bota sot”.
Në përpjekje që të sqarojmë situatën e njerëzve që si obligim të punës e kanë kujdestarinë në barrikada në veri nga ana e Vuçiq, Rakiç Vodineliç tha se “rasti është i tillë që arsimtarët dhe shërbyesit civil të kërcënuar në rrugë, sikur ish të punësuarit në institucione të Kosovës që tash paguhen nga buxheti i Serbisë si kompensim për mbajtje të barrikadave përbën nevojën e Vuçiq për dominim ndaj pakicës kundër Kurtit që i nevojitet dominimi ndaj shumicës edhe pakicës”.
“Pasojë e gjithë kësaj është përpjekja e zgjerimit të SNS në veri, që ka sjell që qytetarët mos të jenë zotërues por të burgosur të barrikadave. Po ashtu pasojë e pamenduar është lodhja e jetës civile se nuk ka kush ta mbajë, ndërsa dominimi i Kurtit që me tyta të gjata të nxis frikë të shëtisin nëpër Mitrovicë, përderisa barrikadat janë diku tjetër”, tha Vesna Rakiç Vodineliç za Danas.
Kulmi i trazirave “të menduar” nga feudal të Ballkanit është deklarata e Brnabiç, ku fton organizatat joqeveritare ta ndihmojnë.
“Kujt të i ndihmohet, asaj apo qytetarëve në veri? Kjo është trazirë e turpshme e prodhuar nga inati dhe tregimi i muskujve që mund të eksplodoj në konflikt apo të jap fryt në braktisjen e mëtejme të Kosovës nga serbët. Ata që mendojnë se mund të fitojnë kohë apo të rregullojnë pozitat në bisedime, para së gjithave Vuçiq po tregojnë jo përgjegjësi dhe po luajnë me jetën e njerëzve. Njerëzit që bëjnë kujdestari në barrikada një ditë do ta kuptojnë se janë vetëm “zar” në lojën e kumarit dhe do fitojnë diçka të imtë nga zotëria”, përfundoi ajo.