Drejtori i zyrës për Kosovën në qeverinë serbe e njëkohësisht kryenegociatori i Beogradit në dialogun me Prishtinën, ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti se tenton të shfarosë familjen e presidentit Aleksandër Vuçiç.
Duke iu referuar një liste të publikuar nga deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja me emra individësh të cilët tha se qëndrojnë prapa barrikadave në veri dhe për të cilët rekomandoi arrestim, Petkoviç tha ata emra i ka përpiluar personalisht kreu i qevëerisë së Kosovës, Albin Kurti dhe se pjesë e listët janë emra të familjarëve të liderit serb.
“Kjo tregon shkallën e urrejtjes së Kurtit ndaj presidentit Vuçiç… A keni dëgjuar deri tani një fjalë nga një zyrtar perëndimor që të dënojë aktin dhe të distancohet nga sulmi i Kurtit?
Sigurisht që nuk keni dëgjuar dhe kjo ju tregon gjithë hipokrizinë dhe standardet e dyfishta të komunitetit ndërkombëtar. Thjesht prisnim që të lëshonin një deklaratë se të dyja palët duhet të përmbahen nga provokimet, ndërsa Kurti kërcënon se do të shfaros të gjithë familjen e Vuçiçit”, shtoi kryenegociatori serb në një intervistë për median e pushtetit “Kurir”.