Ankohet Gjuriqi: Lajm i trishtë për Krishtlindje nga Kosova për Serbinë

Lajme

Ankohet Gjuriqi: Lajm i trishtë për Krishtlindje nga Kosova për Serbinë

Më: 25 dhjetor 2022 Në ora: 21:18
Marko Gjuriq

Kisha Ortodokse Serbe ka thënë se Kosova ia ka ndaluar patriarkut Porfirije vizitën në Patriarkanën e Pejës para Krishtlindjeve.

Për këtë ka reaguar edhe ambasadori i Serbisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marko Gjuriq.

E këtë e quan ”lajm të trishtë në ditën e Krishtlindjes“.

”Autoritetet e Kosovës e ndaluan Shenjtërinë e Tij Patriarkut të Kishës Ortodokse Serbe të vizitojë selinë e kishës serbe në Pejë“.

”Edhe pse tronditëse, kjo nuk është veçse maja e ajsbergut të abuzimit ndaj komunitetit serb“, ka shkruar ai në Twitter. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat