Komandanti i ushtrisë serbe takoi Vuçiqin, ja çka folën për Kosovën

Lajme

Komandanti i ushtrisë serbe takoi Vuçiqin, ja çka folën për Kosovën

Më: 25 dhjetor 2022 Në ora: 23:58
Milan Mojsiloviq

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë serbe, Milan Mojsiloviq ka thënë se sonte ka pasur një takim me presidentin Aleksandar Vuçiq.

Mojsiloviq deklaroi se tema e takimit ka qenë Kosova por se nuk mund të jap më tepër detaje.

Ai në një intervistë për televizionin Pink theksoi ka marrë detyra të qarta për çka thotë se Ushtria e Serbisë do t’i realizoi me përpikmëri.

“Për momentin jam rrugës për në Rashkë. Detyrat që i janë dhënë ushtrisë dhe mua si shef i shtabit të përgjithshëm janë të sakta, të qarta dhe do të zbatohen në tërësi”, tha ai.

Kreu i ushtrisë shtoi se janë të orientuar drejt përmbushjes së detyrave.

“Ju duhet ta dini se në çdo rast Forcat e Armatosura të Serbisë do t’i përmbushin të gjitha detyrat e caktuara”, theksoi shefi i ushtrisë serbe.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat