Si ka mësuar “Pink” sonte në orët e vona, ambasadorët e vendeve të Quintit i kanë dërguar presidentit të Serbisë Vuçiq, ultimatumin që në afatin pprej 24 orë të hiqen barrikadat nëë veriun e Kosovës, shkruan “Novosti”.
Ambasadorët e Quntit sipas këtij mediumi kanë qenë shumë të qartë, nëse brenda 24 orëve nuk hiqen barrikadat, ndërkohë që Vuçiq u konfirmua se ka pasur takim me kreun e shtabit të ushtrisë, ministrin Vuçeviç dhe kryeministren Brnabiç.
Sipas burimeve jozyrtare, ambasadorët e Quintit i kanë dhënë afatin dhe ultimatumin presidentit të Serbisë Vuçiq për largimin e barrikadave, në të kundërtën do lejojnë që këtë ta bëjë policia e Kosovës, ndërsa “Novosti” shkruan se “do lejohet që Kurti të sulmojë serbët në veri”.
Përndryshe, sonte pas orës 19.45 minuta është njoftuar për të shtëna në rajonin e komunës së Zubin Potokut, ku janë dëgjuar rafale me armë zjarri, ndërsa mediet në Serbi kanë gënjyer duke thënë se ato vijnë nga Policia e Kosovës.
Policia e Kosovës ka lëshuar kumtesë se nuk është e përfshirë fare në incidentin me të shtëna nëë komunën e Zubin Potokut dhe lajmet e tilla janë dezinformata.
Mediet serbe kanë shkruar se kreu i shtabit të ushtrisë ka udhëtuar pas takimit me Vuçiq, drejt Rashkës, ku do realizohen detyrat pas takimit të krerëve të shtetit.