Mediet e pushtetit “sulmojnë dhe kritikojnë” mediet e lira rreth sulmit dhe të shtënave të mbrëmshme në Zubin Potok

Lajme

Mediet e pushtetit “sulmojnë dhe kritikojnë” mediet e lira rreth sulmit dhe të shtënave të mbrëmshme në Zubin Potok

Nga: Fatmir Beka Më: 26 dhjetor 2022 Në ora: 09:44
Ilustrim

Gazeta “Informer” ka publikuar një tekst me titull “mjeshtër, a ju vjen turp nga ndonjë send! Të ashtuquajturat mediet e lira nuk interesohen për sulmet e Kurtit ndaj serbëve” , mezi kanë shkruar nga një tekst në mënyrë telegrafike, transmeton “Bota Sot”.

Një pjesë e medieve në Serbi, që vetes ia japin të drejtën ta quajnë veten medie t lira dhe pavarura përsëri janë turpëruar! Për këto medie sulmet e njësisë speciale të Kurtit në Zubin Potok, nuk përbëjnë lajm, aq më keq – atyre sikur nuk ju intereson, pasi mezi shkruajnë një a dy rreshta tepër shkurt, shkruan “Informer”.

Sipas kësaj gazete, vetëm rreth orës 23.00 kur lajmi mori dhenë dhe ishte top-lajm, portali “Nova.rs” ka transmetuar një kumtesë nga agjencia “Tanjug” me titull “ Vuçiq u takua me kryeministre dhe kreun ushtarak, gjeneralin Mojsilovi u nis për Rashkë”, askund nuk përmendet sulmi as të shtënat...

Ndërsa i vetëquajturi portali i lirë dhe gazetarisë së lirë “N1” nuk i ka kushtuar asnjë rresht me incidentin e rrezikshëm në veri të Kosovës, as për këta nuk pati asgjë që meriton vëmendje.

Gazeta “Danas” ka publikuar lajmin me titull "Kinse policia speciale ka dashur të heq barrikada në Zubin Potok, Vuççiq ka kryer konsultime me kreun ushtarak dhe kryeministren!

Në të vërtetë ata në lajmin për të shtëna thonë “në rrjetet sociale o qarkullojnë xhirim kinse nga Zubin Potoku në veri, ku dëgjohet një eksplodim dhe një rafal të shtëna”.

Kjo gazetë shkruan se edhe ditëve tjera ka pas shpërthime në atë komunë dhe rafale me të shtëna, por nuk ka ende informata rreth ngjarjes n fjalë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat