Një ekip i gazetarëve është sulmuar me gurë nga persona të maskuar në veri te vendit.
Gazetarët ishin sulmuar saktësisht në fshatin Zupç ku edhe është e vendosur një barrikadë.
Klan Kosova, raporton se nga ky sulm kanë mbetur të lënduar gazetarja dhe shoferi.
“Në momentin e sulmit brenda veturës ishin: gazetarët Qëndresa Bellagoshi dhe Drin Demiri, kameramani Agon Bejtullahu dhe vozitësi Elsad Sinani”, thuhet në raportimin e KK.
Ky nuk është sulmi i vetëm ndaj gazetarëve në veri, por është i pari me të lënduar.