Mediumi serb pro-regjimit të presidentit Aleksandër Vuçiq, N1, po pretendon se ushtria serbe ka vendosur gjashtë obusa 2 kilometra pranë Jarinjës, më konkretisht në Rudnicë.
Mediumi në fjalë ka publikuar edhe disa pamje, për të cilët pretendohet se janë realizuar nga ekipi i tyre, ku mes tjerash, thuhet se ndodhet edhe një numër i caktuar i policisë ushtarake.
Situata, aktualisht raportohet të jetë e qetë, derisa mbrëmë pati gjuajtje me armë pranë një patrulle të KFOR-it.
Këta të fundit, kanë dënuar sulmin dhe kanë konfirmuar se janë duke kryer hetimet, e po ashtu, se “janë planifikuar takime me palët”,
Kryeministri Kurti, veçse se e takoi sot komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major Angelo Michele Ristuccian.
Ndërkohë, sot një ekip i Klan Kosovës është sulmuar në veri nga persona të maskuar, ku dy prej gazetarëve kanë mbetur të lënduar si pasojë e këtij rasti.
Ky lajm është raportuar edhe nga mediumi opozitar serb Danas.