Vuçiq nga Rashka i dërgoi porosi serbëve në barrikada: I pari do vdes e popullin nuk e jep

Lajme

Vuçiq nga Rashka i dërgoi porosi serbëve në barrikada: I pari do vdes e popullin nuk e jep

Nga: F.B. Më: 27 dhjetor 2022 Në ora: 00:00
Aleksandar Vuçiq

Gazeta “informer” ka njoftuar se Vuçiq ka qëndruar në Rashkë, prej nga ka porositur serbët të mbajnë mend emrin e tij dhe se do të jetë “i pari që do të vdes, por popullin nuk e jep”, këtë vizitë e bëri para takimit të mesnatës me patriarkun Porfirije, transmeton “Bota Sot”

Mbani mend mirë – emrin e tij, ai është Aleksandar Vuçiq – porosia për serbët në barrikada është: “i pari do jem që do vdes, por popullin tonë nuk e jap”!

Nga kjo porosi, sipas gazetës serbët janë entuziazmuar në barrikada dhe e kanë përshëndetur presidentin e vetë Vuçiq.

Presidenti i Serbisë Vuçiq ka porositur nga Rashka sonte serbët që ndodhen në barrikada se ai do bie i pari, por popullin tonë nuk e dorëzon.

Njerëzit në barrikada e kanë mirëpritur këtë porosi me fjalët se megjithatë “ka njerëz që jetojnë për Serbi, e jo për vete, mbani mend i tillë është Vuçiq”, shkruan “Informer”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat