Lajmërohet edhe boshnjaku i serbizuar Kusturica në “mbrojtje” të serbëve në barrikada

Lajme

Lajmërohet edhe boshnjaku i serbizuar Kusturica në “mbrojtje” të serbëve në barrikada

Më: 27 dhjetor 2022 Në ora: 11:24
Emir Kusturica

Regjisori boshnjak Emir Kusturica, i cili për shkak të adhurimit që i ka ndaj serbëve dhe krimeve të tyre të bëra në luftërat e viteve 1990-ta në hapësirat e ish-Jugosllavisë e ka ndërruar emrin dhe është vetëquajtur me emrin serb Nemanja, ka thënë se “serbët në Kosovë nuk kanë ngritur barrikada për inat, por për të mbrojtur jetën e tyre”, transmeton Novosti.

Kusturica, i cili është edhe këshilltari i shovinistit serb Millorad Dodik, “ka vlerësuar” se ndalimi i hyrjes në Kosovë të patriarkut Porfirije ishte i “paturpshëm”.

“Sikur të kisha qenë unë në vendin e patriarkut dhe shpresoj se kështu është edhe me të, kurrë nuk do të më shkonte në mendje të sjell në pikëpyetje dhembshurinë për njerëzit që jetojnë në geto. Sepse këta njerëz nuk po protestojnë nga inati, por po tërheqin vëmendjen për çështjen e tyre, e cila nuk është më historike, as emocionale, por ekzistenciale.

Kushdo që ka të paktën pak dhembshuri në ta, nuk duhet të heqë dorë nga njerëzit që kanë ngritur barrikada për të mbrojtur jetën e tyre. Sikur të mund të bashkohesha me ta, do ta doja ta bëjë këtë nga dhembshuria”, ka thënë Kushturica i cili jeton në vilën e tij luksoze në Paris.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat