Edhe Dodik e komenton situatën në veri, thotë se po e përcjellë nga afër gjendjen e serbëve të Kosovës

Lajme

Edhe Dodik e komenton situatën në veri, thotë se po e përcjellë nga afër gjendjen e serbëve të Kosovës

Më: 27 dhjetor 2022 Në ora: 13:00
Millorad Dodik

Presidenti i Republika Srpskës në Bosnje e Hecegovinë, Millorad Dodik, ka thënë se është duke e përcjellur me vëmendjen gjendjen e serbëve të Kosovës,.

Ai ka thënë se për këtë është në kontakt të vazhdueshëm edhe me presidentin e Serbisë, si dhe ka thënë se ai është duke e mbrojtur popullin e tyre.

“Kam disa ditë që jam në kontakt të vazhdueshëm me Presidentin e Serbisë lidhur me këto çështje dhe jam njohur me këto detaje, vendosmërinë dhe qëndrimin e Presidentit dhe lidershipit shtetëror serb për të ruajtur dhe mbështetur popullin tonë”, tha Dodik.

Më tej, ai ka thënë se nuk mund të pranohen ndërhyrjet dhe se nuk do të hiqet dorë nga gjërat e rëndësishme ku i ka përfshirë Kosovën dhe marrëdhëniet me Rusinë.

“Ne nuk mund t’i pranojmë ndërhyrjet e tyre, veçanërisht arrogancën e tyre së fundmi, që rezulton se Republika Srpska, pavarësisht nëse ka qenë apo jo, është fajtore për gjithçka, dhe kështu sigurisht edhe Serbia, kështu që është absolutisht e qartë se Serbia nuk mund të heqë dorë e disa gjërave të rëndësishme, e kjo është çështja e Kosovës, si çështje shtetërore dhe mëmë jonë dhe çështja e marrëdhënieve me Rusinë”, shtoi Dodik.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat