Vuçiq dhe Patriarku Porfirije nisin takimin, një ditë pasi atij iu ndalua hyrja në Kosovë

Lajme

Vuçiq dhe Patriarku Porfirije nisin takimin, një ditë pasi atij iu ndalua hyrja në Kosovë

Më: 27 dhjetor 2022 Në ora: 13:13
Aleksandar Vuçiq dhe Patriarku Porfirije

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe Patriarku Porfirije kanë nisur një takim për zhvillimet e fundit në Kosovë.

Takimi mes presidentit dhe patriarkut, ka filluar në orën 12:00, bëjnë të ditur mediat serbe,.

Ky takim po mbahet një ditë pasi kreu i Kishës Ortodokse Serbe, iu ndalua hyrja në Kosovë për të shkuar në Patriarkanën e Pejës para Krishtlindjeve.

Patriarku kishte deklaruar se pas ndalimit ai shkoi në selinë e parë dhe më të rëndësishme të kishës së tij për të qenë me njerëzit e tij në prag të Krishtlindjeve, por se dera e shtëpisë së tij ishte e mbyllur për të.

Siç kishte njoftuar presidenca e Serbisë, të dy ishin takuar edhe mbrëmë.

Patriarku Porfirije iu është ndaluar që të hyjë në Kosovë nga pika kufitare e Merdares.

Kisha Ortodokse Serbe njoftoi se nga pikëpamja e të drejtave të njeriut dhe lirive fetare të çdo personi, ky vendim është i paarsyeshëm dhe absolutisht i papranueshëm.

“Patriarku e di se populli serb, veçanërisht në Kosovë e Metohi, e ka pritur këtë lajm me indinjatë të madhe, por apelon që të mos lejohet që ky provokim të bëhet justifikim për rrezikimin e mëtejshëm të popullit tonë dhe të shenjtëve të tij. Patriarku nuk do të largohet nga populli i tij dhe do të bëjë gjithçka që të takohet me ta dhe t'i lutet së bashku Zotit sa më parë”, kishte deklaruar Kisha Ortodokse Serbe.

Vuçiq dhe patriarku pritet të drejtohen para mediave.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat