Analisti serb nga Kosova: Po veprohet njëjtë si prej 1991-s, të tjerët nuk e besojnë më

Lajme

Analisti serb nga Kosova: Po veprohet njëjtë si prej 1991-s, të tjerët nuk e besojnë më

Më: 27 dhjetor 2022 Në ora: 15:42
Ognjen Gogiq

Analisti serb nga Kosova, Ognjen Gogiq, ka bërë një postim në profilin e tij në Facebook, ku ka shprehur qëndrime mjaft të guximshme në raport me zhvillimet e fundit në veri.

Argumentet e z. Gogiq janë mjaft të forta në këtë postim.

“Kur paraqisni veprimet tuaja radikale si reagime ndaj një situate që e shihni se është kërcënuese ndaj mirëqenies tuaj, atëherë ai reagim duhet të jetë proporcional,” – ka nisur elaborimin e tij ai.

“Kur reagimi është aq i madh sa e tejkalon kërcënimin e të drejtave dhe interesave tuaja, atëherë është e qartë se situata është vetëm shfajësim dhe jo arsyeja e vërtetë për veprimet tuaja,” – vazhdon argumentimi i z. Gogiq.

Kujtojmë që serbët kanë vendosur barrikadat në veri duke e protestuar arrestimin e ish policit serb Ognjen Gogiq. Por, situata e tensionuar kishte nisur fillimisht më 6 dhjetor kundër komisionerëve të KQZ-së që po provonin të organizonin zgjedhjet e 18 dhjetorit që u shtynë më pas për në muajin prill.

Por, Gogiq ka edhe diçka tjetër për të thënë: “Kur shfaqni të njëjtin model të sjelljes shumë herë (prej 1991-s) atëherë gjërat veçse janë prishur dhe ju nuk mund ta shitni te të tjerët më.”

Të gjithë e dimë çfarë ka ndodhur prej vitit 1991, apo jo?

Kujtojmë se për shkak të qëndrimeve politike kundërshtuese ndaj politikës së presidentit Vuçiq, politikanja Rada Trajkoviq, po përballet me fushatë të tmerrshme linçimi në mediat që kontrollohen nga regjimi serb.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat