Ambasadori rus në Beograd ua miraton gatishmërinë e lartë ushtarake forcave serbe në kufi me Kosovën

Lajme

Ambasadori rus në Beograd ua miraton gatishmërinë e lartë ushtarake forcave serbe në kufi me Kosovën

Më: 27 dhjetor 2022 Në ora: 16:00
Aleksandar Boçan-Harçenko

Ambasadori rus në Beograd, Aleksandar Boçan-Harçenko, i tha agjencisë serbe të lajmeve “Tanjug” se negociatat e Brukselit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë “janë në kolaps të plotë”.

Situatën në veri të Kosovës ai e quajti “buzë një konflikti të gjerë” derisa miratoi qëndrimet e Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

“Pozicioni i fortë i Presidentit të Serbisë dhe Ministrit të Mbrojtjes, është në përputhje me situatën, forcat mbrojtëse në gatishmërinë më të lartë ushtarake i korrespodojnë situatës në terren”, tha ambasadori rus.

Edhe Rusia mendon kështu, tha Harçenko, teksa citoi edhe deklaratën e fundit të Zëdhënëses së Kremlinit, Maria Zakharova, referuar Kosovës.

“Situata është shumë e rrezikshme, e tensonuar dhe buzë një konflikti më të gjerë, dhe sipas mendimit tonë kjo përshkruan dhe pasqyron ngarjet në terren dhe rreth Kosovës”.

Harçenko, në këtë kontekst, akuzoi ShBA’në për inkurajim të Kosovës.

“Sa për ShBA-në, dihet që kohë se nëse Uashingtoni dëshiron t’i bëjë presion Kosovës, që tash është shumë e rëndësishme, për t’i ndaluar këto lëvizje, do ta kishin bërë, dhe nëse nuk e kanë bërë, do t’ia kenë dhënë dritën jeshile”, ka thënë Aleksandar Boçan-Harçenko.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat