Tensionet në veri të Kosovës/ Deputetja shqiptare: Cënimi i territorit, kujtojnë një periudhë të së shkuarës

Lajme

Tensionet në veri të Kosovës/ Deputetja shqiptare: Cënimi i territorit, kujtojnë një periudhë të së shkuarës

Më: 27 dhjetor 2022 Në ora: 17:53
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka reaguar për tensionet në veri të Kosovës. Në një postim në Twitter, Tabaku tha se diplomacia dhe dialogu nuk po arrijnë rezultate.

Sipas deputetes, cënimi i territorit dhe sulmi ndaj mediave, të kujtojnë një periudhë që i përket të shkuarës.

Tabaku i bën thirrje palëve që atë që kanë arritur përmes diskutimeve, nuk duhet të zhbëhet brenda ditës.

Postimi i Jorida Tabakut:

Në kufirin midis Kosovës dhe Serbisë duket se diplomacia & dialogu nuk po arrijnë rezultate. Cënimi i territorit, sulmi ndaj mediave, barrikadat në veri të Kosovës kujtojnë një periudhë të së shkuarës që nuk i përket të tashmes dhe ardhmes së BP!

Ajo që është arritur me hapa të vegjël në tryeza diskutimi, nuk duhet zhbërë brenda ditës me forcën e dhunës! Kosova është e pavarur, është realitet i pranuar nga të gjithë. Mohimi s’ndryshon kurrgjë dhe kur Serbia ta pranojë këtë realitet atëherë do të ketë paqe për të gjithë!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat