Duda Balje ka kërkuar falje për referimin e Kosovës si “Kosovë dhe Metohi”, mbrëmë në një intervistë dhënë për mediumin boshnjak “Hayat Media BiH”.
Në një prononcim për mediant, Balje tha se ka qenë një lapsus dhe ishte pa qëllim, dhe se siç thotë ajo emisioni ka qenë në orët e vona e intervista ka qenë plot 40 minuta.
“Është lapsus, emisioni ka qenë shumë vonë, kam fol 40 minuta, ndoshta kam thënë, kërkoj falje, pa qellim ka qenë, emisioni ka qenë 40 minuta, 100 here kam thënë Kosova, por vetëm një herë e kam bërë atë lapsus”, tha Balje.
Balje foli në mediumin boshnjak për pamundësinë që të udhëtohet pa viza në Bosnjë-Hercegovinë nga Kosova, ky bëri një krahasim duke thënë se serbët që jetojnë në Kosovë, kanë letërnjoftime serbe dhe shkojnë pa problem në Bosnjë.
Po këtu teksa ka bërë këtë krahasim Balje i është referuar Kosovës me “Kosovë e Metohi”.