Partia e Jabllanoviçit: Serbët u mashtruan nga Lista Serbe dhe Radojçiqi

Lajme

Partia e Jabllanoviçit: Serbët u mashtruan nga Lista Serbe dhe Radojçiqi

Më: 28 dhjetor 2022 Në ora: 17:37
Aleksandar Jabllanoviç

Partia e Serbëve të Kosovës e cila udhëhiqet nga  Aleksandar Jabllanoviç ka deklaruar se serbët u mashtruan nga Lista serbe dhe Milan Radojçiqi.

Sipas tyre me vendosjen e barrikadave nuk u mbrojtë populli serbë.

“Për të gjithë ata që ende besojnë se e kanë mbrojtur Serbinë dhe popullin serb në barrikada, dëshirojmë që t’iu hapim sytë në 48 orët e ardhshme dhe të kuptojnë se gjithçka ishte gënjeshtër“, thuhet në reagimin e tyre.

“Një gënjeshtër e drejtuar nga Lista Srpska dhe zëvendës-kryetari i saj Milan Radoiçiq“, thuhet në reagim.

Partia Serbe në Kosovë ka bërë thirrje që barrikadat të hiqen nga ata që u vendosën.

“Njerëzit u keqtrajtuan, u detyruan të largoheshin nga vendet e punës, të ngrinin për 19 ditë në barrikada duke rrezikuar sigurinë e të gjithëve ne. Nëse dikush sheh fitore për serbët në dërgimin e një njeriu në arrest shtëpiak, atëherë ai person është i verbër. Partia Serbe e Kosovës shpreson që të gjithë ata që bllokuan lëvizjen normale të qytetarëve në veri dhe i detyruan të dalin në barrikada do të mbajnë përgjegjësi. Edhe një herë i bëjmë thirrje Listës Srpska që të mos presin lëvizjet e Prishtinës, por të heqin barrikadat e veta, të cilat dëmtojnë më së shumti drejtpërdrejt serbët në veri të Kosovës“.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat