Një lajm të hidhur sot ka marrë familja Behrami nga Vushtrria, pasi që vajza e tyre, Florentina, ka ndërruar jetë pas rreth një jave sa ishte në koma.
Media ka kontaktuar me familjarët e Florentinës, të cilët kanë treguar se ajo ishte në gjendje kome prej 22 dhjetorit, pasi që ishte goditur nga një veturë në Çagllavicë.
Ajo është aksidentuar pasi ka nënshkruar kontratën e punës në Teb Bank.
Sipas familjarit të kontaktuar Florentina pasi ka dalë nga banka është goditur nga një automjet me shpejtësi të lartë.
Ajo është aksidentuar rreth orës 11:00 të datës 22 dhejtor, kurse ka vdekur sot rreth orës 13:10.
Florentina kishte lindur më 24 mars të vitit 2000.