Olenik: Kudo ku Vuçiq mbrojti serbët, aty ma nuk ka serbë

Lajme

Olenik: Kudo ku Vuçiq mbrojti serbët, aty ma nuk ka serbë

Nga: F. B. Më: 28 dhjetor 2022 Në ora: 22:54
Aleksandar Olenik

Deputeti popullor në Kuvendin e Serbisë, Aleksandar Olenik ka deklaruar se “serbët e veriut të Kosovës nuk kanë fituar asgjë me vendosjen e barrikadave dhe vlerësoi se as kësaj krize serbët mbeten a mundësinë e mbrojtjes nga bashkëkombësit e vetë që deri tash kanë bartur uniforma të policisë së Kosovës”, shkruan “Nova.rs” transmeton “Bota sot”.

“Nuk mund të vijnë njerëzit nga marsi të i mbrojnë, munden dorën në zemër vetëm shqiptarët, nuk ka kush tjetër, nëse serbët nuk duan të kthehen”, ishte bindës Olenik.

“Kudo ku Vuçiq mbrojti serbët, aty ma nuk ka serb, para së gjithave nëse i ka mbrojt me trungje. Si kanë nis në Kroaci, ashtu kanë bërë edhe në Kosovë. Edhe para de-eskalimit ka ekzistuar rreziku permanent se epilogu i këtyre bllokadave në veri të Kosovës do të jetë si ato në Kroaci”, tha Olenik.

“Fitorja e vetme është se jemi aktualisht larg nga ai skenar, ndonëse barrikadat janë akoma aty. Nëse flasim realisht, as nuk pati luftë, as nuk pati fitore. Ishte vetëm ngritje e tensioneve për të mbuluar edhe fshehur gjëra të tjera. E dizajni i tensioneve më së shumti bart rrezikun për serbët e veriut të Kosovës”, tha ai.

Sipas tij, serbët në Kosovë me krizën e fundit kanë humbur shumë, mbi të gjitha faktin se më nuk do të kenë policë serb që munden me i mbrojt.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat