Gazeta raportoi për një vajzë nga Vushtria që vdiç dje, pas një aksidenti të rëndë që ndodhi para disa dite.
Sot gjatë ditës, familjarët ia dhanë lamtumirën e fundit vajzës së tyre, në ceremoninë e varrimit.
Në mesin e të pranishmëve në këtë ceremoni ishin edhe kryetari i Vushtrisë, Ferit Idrizi, nënkryetari Shpëtim Zhegrova dhe kryetari i degës së PDK-së, Kurtan Kajtazi.
22 vjeçarja u godit për vdekje nga një veturë derisa po kalonte rrugën në Prishtinë pasi nënshkroi kontratë në një bankë.
Ndonëse qëndroi në koma për një javë, ajo nuk arriti tu mbijetonte plagëve të shkaktuara nga goditja me veturë.