Haki Abazi kapet me zëdhënësin e LVV-së

Lajme

Haki Abazi kapet me zëdhënësin e LVV-së

Më: 29 dhjetor 2022 Në ora: 20:34
Haki Abazi

Deputeti i VV-së, Haki Abazi, siç duket po vazhdon akumulimin e inateve të tij me kolegët e partisë.

Sonte, ai ka ironizuar me zëdhënësin e VV-së, Arlind Manxhuka.

Teksa ka njoftuar se do të jetë pjesëmarrës në një debat, ai me një far forme është tallur duke thënë se do të paraqitet aty, “me lejen e Manxhukës”.

Kjo siç duket nga Abazi është bërë në shenjë pakënaqësie me mendimet ndryshe brenda partisë ku ai bën pjesë, temë kjo për të cilën Abazi kishte folur edhe më herët.

“Sonte në ora 23:00 me “lejën” e Arlind Manxhukës do të paraqitem tek Fidan Jupolli. Demokracia është kulturë, qëndrimi kritik është shtytës, të qëndruarit drejtë e në linjë me premtimet është arsye për besueshmëri me atë që ta jep votën!”, shkroi ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat