Tensionet në veri të Kosovës, Daçiç akuzon Kurtin: Ai është shkaktari kryesor i të gjitha problemeve

Lajme

Tensionet në veri të Kosovës, Daçiç akuzon Kurtin: Ai është shkaktari kryesor i të gjitha problemeve

Më: 30 dhjetor 2022 Në ora: 00:33
Ivica Daçiç

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç është shprehur se e gjithë bashkësia ndërkombëtare, me përjashtim të Gjermanisë, e ka të qartë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shkaktari kryesor i të gjitha problemeve në Veri dhe në marrëdhëniet me Beogradin.

“Nëse nuk llogarisim Gjermaninë, mendoj se gjithçka është e qartë për të gjithë të tjerët. Edhe sikur ta shihte Gjermania me sytë e saj, nuk do ta besonte. Bëhet fjalë për klishenë që Gjermania ka ndaj rajonit tonë”, tha Daçiç për televizionin B92.

Ai tha se shefja e diplomacisë gjermane, Analena Berbok, i ka thënë në një bisedë se asnjë kryeministër i Kosovës nuk do ta formojë Unionin e Komunave Serbe dhe se nuk ka marrë përgjigje në pyetjen se si është e mundur kjo, duke pasur parasysh marrëveshjen e Brukselit.

Daçiç deklaroi se Beogradi “vazhdimisht shuan disa zjarre të shkaktuara nga Kurti” dhe shtoi se shkalla e mosbesimit ndaj tij është e madhe.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat