Gazetarja serbe: Mos e gënjeni popullin me shpresë të rrejshme se Kosova mund të kthehet në përbërje të Serbisë

Lajme

Gazetarja serbe: Mos e gënjeni popullin me shpresë të rrejshme se Kosova mund të kthehet në përbërje të Serbisë

Nga: Fatmir Beka Më: 30 dhjetor 2022 Në ora: 09:35
Jelena Obuçina

Në një emision televiziv në TV “Nova” gazetja Jelena Obuçina ka deklaruar “Kosova kurrë nuk do të kthehet në përbërje të Serbisë , andaj mos i jepni shpresë të rrejshme popullit rreth kësaj çështje”, shkruan “Alo” transmeton “Bota Sot”.

Pse po mashtroni popullin dhe i jepni shpresë të kot se Kosova mund të kthehet në Serbi, kjo nuk do të ndodhë kurrë, theksoi ajo.

Këtë deklaratë ajo e ka publikuar edhe në rrjetin social “Twiitter”ku ndër tjera shkroi se “mua bashkëbisedues në raste të ndryshme e pranojnë se nuk është normale që asnjëra parti këtu, nuk thotë se ky proces është i pakthyeshëm dhe se vetëm po shtyhet ajo që është e pashmangshme – pavarësia”.

"Mos jepni popullit shpresë të rrejshme se Kosova mund të kthehet në përbërje të Serbisë, sepse kjo nuk do ndodhë kurrë” tha ajo.

Obuçina nënvizoi se mbetet e befasuar që asnjë nga mysafirët e shpeshtë të saj nuk e pranojnë dhe nuk thonë hapur se Kosova është e humbur pakthyeshëm.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat