Gjatë vitit 2022, Inspektorati Policor i Kosovës ka hetuar 274 punonjës policorë, të cilët janë hetuar nën dyshimin se kanë kryer vepra të ndryshme penale.
IPK njoftoi se 107 zyrtarë policorë janë arrestuar gjatë këtij viti.
Kurse janë bërë 157 rekomandime për suspendim.
Inspektorati Policor ka pranuar 1 mijë e 660 ankesa, derisa krahasuar me vitin e kaluar, ka rënie të lehtë të numrit të ankuesve.