Daçiq i raporton ambasadorit rus për zhvillimet e fundit në Kosovë

Lajme

Daçiq i raporton ambasadorit rus për zhvillimet e fundit në Kosovë

Më: 30 dhjetor 2022 Në ora: 19:29
Foto nga takimi

Ministri për Punë të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq është takuar sot me ambasadorin e Rusisë në Beograd, Aleksandar Bocan-Harchenko të cilin e ka informuar lidhur me ngjarjet e fundit në Kosovë.

Siç raportojnë mediat serbe, Daçiq e ka falënderuar ambasadorin rus për mbështetjen dhënë Serbisë.

Dy diplomatët kanë diskutuar edhe për intensifikimin e bashkëpunimit mes dy shteteve.

Kjo vjen në një kohë kur të gjitha vendet e botës demokratike po e sanksionojnë dhe po krijojnë distancë politike dhe ekonomike me Rusinë, për ngjarjet që lidhen me Ukrainën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat