FSK në veri, Vuçiq e rithekson se ia doli ta bindë NATO’n që duhet të pyetën edhe serbët atje

Lajme

FSK në veri, Vuçiq e rithekson se ia doli ta bindë NATO’n që duhet të pyetën edhe serbët atje

Më: 31 dhjetor 2022 Në ora: 09:52
Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka theksuar se e ka bindur NATO-n që kur Forcat e Sigurisë së Kosovës të shkojnë në veri të vendit të pyetën edhe serbët lokalë.

“Dhe ne u lutëm që KFOR-i, d.m.th. NATO, më në fund të dilte me një tekst, i cili nuk do të ishte vetëm marrëveshja Rasmussen-Tachi, por që për herë të parë do të përfshinte vullnetin e komunitetit lokal serb dhe Serbisë. Dhe ia dolëm. Disa thonë që e festova fitoren, nuk e festova fitoren në asnjë moment. Nuk pat as buzëqeshje as tallje. Fatkeqësisht e di që kemi ende shumë vështirësi përpara”, tha Vuçiq.

Vuçiq propagandoi kur tha se për 20 ditë “shqiptarët u përmbajtën nga sulmi ndaj serbëve në veri meqë ishin të vetëdijshëm që do ta hasnin në arrë të fortë”, derisa shtoi se edhe pse iu bindën ata për heqjen e barrikadave.

“U bindën dhe i hoqën barrikadat morën garancë se nëse shqiptarët i sulmonin në veri, do të mund t’i kundërshtonin dhe do të vendosnin kufirin. Më thanë ne ju besojmë, askush tjetër në Serbi nuk interesohet për ne, as nga partia juaj e as nga partitë e tjera, ju na garantoni se po të fillojnë të na gjuajnë si lepuj, ne do t’i kundërshtojmë, do të vendosim një kufi dhe ky është fundi”, tha ai.

Për të arsyetuar mosgatishmërinë e tij për marrëveshje me Kosovën, Vuçiq tha se “shqiptarët po bëjnë gjëra edhe më të këqija se ne në vetëdijen tonë”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat