Një grup i quajtur “Anonymous” përmes një llogarie në Twitter, “Anonymous TV” ku krah emrit ka të vendosur flamurin ukrainas i ka reaguar sërish presidentit serb Aleksandar Vuçiq, pasi ky i fundit bëri një reagim ndaj tyre në Instagram.
Vuçiq publikoi disa imazhe në llogarinë e tij duke pozuar me dy qen dhe i vendosi një mbishkrim. “Po përgatitemi të luftojmë me Anonymous”, thuhet në mbishkrimin e tij.
Pas kësaj grupi ‘Anonymous’ përmes llogarisë së tyre i reagoi Vuçiqit ku pretenduan se kishin hakuar faqen e “Këshillit të Sigurisë Kombëtare i Serbisë dhe Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar”.
So, @avucic is ready to fight with #Anonymous. Ok, let's play hide and seek, Mr. Putin's puppet!
— Anonymous TV 🇺🇦 (@YourAnonTV) December 30, 2022
🚨 Serbia's National Security Council and Classified Information Protection | https://t.co/bOBOqe9Wfi | HACKED
Link: https://anonfiles[.]com/h2a9tcH1y6/nsa.gov.rs_zip#Anonymous pic.twitter.com/raLBho8cMhSo, @avucic is ready to fight with #Anonymous. Ok, let's play hide and seek, Mr. Putin's puppet!
— Anonymous TV 🇺🇦 (@YourAnonTV) December 30, 2022
🚨 Serbia's National Security Council and Classified Information Protection | https://t.co/bOBOqe9Wfi | HACKED
Link: https://anonfiles[.]com/h2a9tcH1y6/nsa.gov.rs_zip#Anonymous pic.twitter.com/raLBho8cMh
“Pra, Vuçiq qenka gati të luftojë me Anonymous. Në rregull, le të luajmë lojën ‘fshehtazi’, marioneta e Putinit”, shkruan ata në postimin e tyre.
“Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Serbisë dhe Mbrojta e Informacionit të Klasifikuar, i hakuar”, thuhet tutje në postimin e tyre.
Ndryshe, ditë më parë grupi ‘Anonymous’ i kishte kërkuar presidentit serb që të ndalojë aktivitetet e tij të rrezikshme në Kosovë, në një video-mesazh në të cilin zëri është ndryshuar tërësisht.
So, @avucic is ready to fight with #Anonymous. Ok, let's play hide and seek, Mr. Putin's puppet!
— Anonymous TV 🇺🇦 (@YourAnonTV) December 30, 2022
🚨 Serbia's National Security Council and Classified Information Protection | https://t.co/bOBOqe9Wfi | HACKED
Link: https://anonfiles[.]com/h2a9tcH1y6/nsa.gov.rs_zip#Anonymous pic.twitter.com/raLBho8cMh
Ata në mesazh theksuan se tensionet në veri të Kosovës janë shkaktuar nga kriminelët serbë të cilët po tentojnë të provokojnë konflikt të armatosur.
“Autokrati serb Aleksandar Vuçiq, marioneta e Vladimir Putinit, po përpiqet të destabilizojë rajonin, duke përdorur mekanizmat e dhunës dhe terrorit të kriminelit të luftës Slobodan Millosheviq, por për të do të jetë vetëvrasje. Që kur filloi lufta në Ukrainë, Serbia është i vetmi vend që zyrtarisht mban marrëdhënie të mira me Rusinë, duke refuzuar të bashkohet me sanksionet e vendosura nga Bashkimi Evropian”, thuhet në mesazh.
Aty u theksua gjithashtu se Vuçiq karakterizohet si dikush që shkatërron paqen në rajon, inkurajon dhunën dhe sulmet ndaj gazetarëve…
Në fund të mesazhit thuhej:
“Ne nuk falim. Ne nuk harrojmë. Na prisni”.