Gazeta “Sputnjik” shkruan se zëvendës-ministri i jashtëm rus Aleksandar Grushko ka thënë se “Pushteti i Kosovës së papranuar po shkon drejt eskalimit të situatës, vendet perëndimore duhet të bëjnë presion ndaj Prishtinës dhe ta detyrojnë të heq dorë nga planet militare”, transmetojnë “B92” dhe “Bota Sot”.
Këtë sipas tij e bëjnë duke u mbështetur në përkrahjen e pa fshehur të vendeve evropiane dhe Uashington ka thënë Grushko.
"Me shqetësimin të madh po përcjellim zhvillimet e situatës në Kosovë dhe rreth Kosovës. Po shohim se pushteti i Kosovës po bënë politikë eskalimi, qartë shihet ata mbështetën në përkrahjen e hapur dhe të pa fshehur nga patronët mbi të gjitha nga BE dhe Uashingtoni”, tha Grushko.
Sipas tij “të gjithë ata që ndikojnë në politikën dhe sjelljen e Kosovës, duhet që të bëjnë presion në ta që të gjendet zgjidhja politike".
"Para së gjithave, ta detyrojnë Prishtinën që të heq dorë nga planet militare që janë të mbushur me destabilizim të Ballkanit dhe të përmbushin marrëveshjen e Brukselit, që parasheh formimin e asociacionit të komunave serbe si element qendror në zgjidhjen e problemit të Kosovës", ka përfunduar Grushko.