Abazoviq për Vuçiqin: Ndikimi i tij në Mal të Zi është i ekzagjeruar, kam raporte miqësore

Lajme

Abazoviq për Vuçiqin: Ndikimi i tij në Mal të Zi është i ekzagjeruar, kam raporte miqësore

Më: 2 janar 2023 Në ora: 11:08
Dritan Abazoviq dhe Aleksandër Vuçiq

Kryeministri i Malit të Zi për gazetën malazeze Vijesti, ka thënë se me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka raporte korrekte dhe se ndikimi i tij në Mal të Zi është i ekzagjeruar.

Abazoviq thotë se është sulmuar për shkak të Vuçiqit.

“Vazhdimisht jam i sulmuar se Vuçiç po menaxhon diçka këtu, këto gjëra i refuzoj, i konsideroj joserioze”, deklaroi Abazoviq.

“Marrëdhënia ime me Vuçiqin është shumë korrekte dhe miqësore”, tha ai.

Ai ka thënë se më të gjithë liderët e rajonit ka kontakte dhe marrëdhënie të mira.

“A na pëlqen ndonjë opsion politik në rajon apo jo, nuk është çështja jonë dhe nuk është çështje e qytetarëve tanë. Ne kemi pushtet sovran, i respektojmë të tjerët, në të njëjtën mënyrë dhe kaq. E gjithë kjo bisedë për Vuçiç-in është në kontekstin e krijimit të një narrative politike negative në raport me mua personalisht. Më vjen mirë që me të, me kryeministrin e Shqipërisë, të Kosovës dhe me kryetarin e Këshillit të Bosnjë-Hercegovinës kemi marrëdhënie që duhet të ketë çdo kryeministër i Malit të Zi”, ka thënë ai.

Abazoviq shtoi se sa i përket Vuçiqit, “mendoj se perceptimi i ndikimit të tij në Mal të Zi është i mbivlerësuar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat