Jeremiç: Anëtarësimi i Kosovës në OKB duhet të jetë vijë e kuqe për Serbinë

Lajme

Jeremiç: Anëtarësimi i Kosovës në OKB duhet të jetë vijë e kuqe për Serbinë

Më: 2 janar 2023 Në ora: 11:40
Vuk Jeremiç

Çështja e të gjitha çështjeve është moslejimi i anëtarësimit të Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, ka deklaruar Kryetari i Partisë Popullore Serbe, Vuk Jeremiç.

“Kjo duhet të jetë vija e kuqe për Serbinë për këdo që është në pushtet”, ka thënë Jeremiç, për çka kërkoi koordinim me Rusinë dhe Kinën në Këshill të Sigurimit.

Çelësi i Kosovës së vetëshpallur të pavarur për anëtarësim në OKB është në duart e Serbisë, dhe ne efektivisht mund të heqim këtë çështje nga tryeza kur Beogradi zyrtarisht i kërkon Moskës dhe Pekinit që Rusia dhe Kina t’i vënë veton në Këshill të Sigurimit, nëse çështja e anëtarësimit të Kosovës vendoset në agjendë”, ka thënë ai, siç e citoi media serbe “Nova.rs”.

Jeremiç ka kthyer kthimin e institucioneve paralele serbe në veri të Kosovës, “në rend të parë ato gjyqësore dhe të sigurisë”, të cilat janë zhbërë me Marrëveshjen e Brukselit.

“Sipas asaj marrëveshje të 2013, Serbia u tërhoq nga veriu, dhe në ndërkohë, asgjë për çka është pajtuar dhe që ka qenë në interes të Serbisë nuk është vendosur në praktikë. Prandaj tani kemi secilën të drejtë për të kthyer situatën siç ka qenë në gjendjen paraprake”, ka thënë ai.

Jeremiç akuzoi Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, se ai “e përdor çështjen e Kosovës për të qëndruar në pushtet duke i bërë koncesione të mëtejshme Perëndimit dhe duke i dorëzuar interesat kombëtare serbe në Kosovë”.

Vuk Jeremiç vazhdimisht ka kërkuar në Parlamentin e Serbisë që Serbia të koordinohet me Presidentin e Federatës Ruse, Vladimir Putin dhe Presidentin e Kinës, Xi Jinping, që në asnjë mënyrë të mos lejohet anëtarësimi i Kosovës në OKB.

Plani franko-gjerman e ka rizgjuar si temë çështjen e anëtarësimit të Kosovës në OKB, ku, siç thuhet, kjo marrëveshje parasheh mospengimin e Serbisë ndaj anëtarësimeve të Kosovës në organizata ndërkombëtare.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat